Shoqata për Studimet e të Drejtave të Njeriut e Kinës organizoi të martën në Pekin seminarin mbi "mësimin dhe zbatimin e frymës së plenumit të tretë të Komitetit të 20-të të PKK-së për të nxitur zhvillimin e plotë të të drejtave të njeriut". Ekspertë të fushës së të drejtave të njeriut nga universitete, institucione kërkimore, departamente përkatëse e media u mblodhën për të zhvilluar diskutime lidhur me këtë temë. Gjithashtu, përfaqësuesit kryesorë të shoqatës morën pjesë dhe mbajtën fjalime në këtë seminar.
Foto nga VCG
Pjesëmarrësit theksuan se rezoluta e plenumit është një thirrje e përgjithshme dhe planifikim gjithëpërfshirës për të thelluar reformat në të gjitha fushat në epokën e re, si edhe një deklaratë veprimi për zhvillimin e plotë të të drejtave të njeriut.
Zv.kryetari i Shoqatës për Studimet e të Drejtave të Njeriut të Kinës dhe profesor i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Jilin-it, Lu Guangjin, theksoi se pleniumi ka bërë një planifikim gjithëpërfshirës për të thelluar reformat në të gjitha aspektet, me qëllim nxitjen e zhvillimit të gjithanshëm të të drejtave të njeriut. Rezoluta e plenumit, vuri në dukje ai, përqafon konceptin e të drejtave të njeriut me njeriun në qendër dhe thekson përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e së drejtës për mbijetesë dhe për zhvillim.
Foto nga VCG
Sipas Zhang Wenxian, kreu i Komitetit Akademik të Shoqatës Juridike të Kinës, koncepti i duhur i të drejtave të njeriut duhet të jetë shkencor, qytetërues, historik dhe praktik.
Lidhur me forcimin e mbrojtjes ligjore të të drejtave të njeriut, inspektori i nivelit të parë në zyrën kërkimore të Gjykatës së Lartë Popullore të Kinës, Li Xiao, theksoi se drejtësia është mbrojtja e fundit e të drejtave të njeriut dhe respektimi e mbrojtja e tyre është e ndërthurur me reformën e sistemit gjyqësor. "Organet gjyqësore duhet të zbatojnë plotësisht kërkesat e plenumit për forcimin e mbrojtjes ligjore të të drejtave të njeriut, duke bërë që çdo qytetar të ndiejë drejtësi dhe barazi në çdo çështje gjyqësore," tha Li.
Foto nga VCG
Zv.drejtori i Qendrës për Studimet mbi Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut, Wang Yun, tha se rezoluta e plenumit përqendrohet në ndërtimin e një sistemi ekonomik socialist të nivelit të lartë, duke ofruar një bazë më të fortë për të garantuar më mirë të drejtën për zhvillim. Përmirësimi i mekanizmave që nxisin zhvillimin ekonomik cilësor krijon një bazë më të fortë materiale për të mbrojtur të drejtën për zhvillim.
Pjesëmarrësit theksuan përgjegjësinë e kërkimeve për të drejtat e njeriut për studimin, promovimin dhe zbatimin e frymës së plenumit. Ata theksuan se puna kërkimore mbi të drejtat e njeriut duhet të përputhet me punën e përgjithshme të Partisë dhe të vendit.