Foto nga VCG
Ushtria izraelite tha se po kryen një valë të re sulmesh kundër objektivave të Hezbollahut në Liban, njofton RTSH. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk dhanë detaje mbi shkallën e sulmeve apo vendndodhjen e saktë. Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA raportoi se më shumë se 50 sulme ajrore ndodhën në pjesë të shumta të Libanit jugor në më pak se 40 minuta të shtunën mbrëma me orën lokale.
Avionët shënjestruan qytete në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Tir Harfa, Shihin, Al-Jibeen, Zibqin dhe Al-Duhayra, raportoi NNA. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, adm. Daniel Hagari, tha se dhjetëra avionë luftarakë izraelitë po godasin raketat që, sipas ushtrisë, do të përdoreshin në sulm.
"Në përgjithësi, sot kemi goditur afërsisht 400 raketa lëshimi të Hezbollahut." tha Hagari gjatë një konference shtypi të shtunën në mbrëmje me orën lokale, duke shtuar se Izraeli "po godet metodologjikisht, duke hequr gjithnjë e më shumë nga aftësitë lëshuese të Hezbollahut (dhe) duke eliminuar komandantët dhe terroristët”. (Fatosi)