FASH kanë nisur stërvitjen e përbashkët me trupat britanike, “Corridor VIII Response”
2024-09-23 10:37:46

Foto nga ATSH

Forcat e Armatosura shqiptare kanë nisur stërvitjen e përbashkët me trupat britanike, “Corridor VIII Response”, njoftoi në rrjetet sociale Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu.  Ajo ka për qëllim koordinimin, sigurimin e vendit të zbarkimit, pritjen dhe shoqërimin e forcave britanike në territorin shqiptar.

Në një takim me ambasadorin britanik në Tiranë Vengu tha se  “Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe shqetësimi për ndërhyrjen dhe aktivitetet hibride nga aktorët e huaj në rajon ishte një tjetër temë e bisedës". Palët vlerësuan "...maksimalisht stërvitjet ushtarake të përbashkëta “Corridor VIII Response” që po zhvillohen në territorin shqiptar në interes të rritjes së ndërveprueshmërisë, lëvizshmërisë ushtarake dhe linjave të furnizimit në rajonin e Europës Juglindore”. (Fatosi)