Shqipëria dhe Norvegjia bashkëpunim në fushën e energjisë së rinovueshme
2024-09-23 11:50:08

Shqipëri-Norvegji energjia e rinovueshme (Foto nga Revista Monitor)

Shqipëri-Norvegji energjia e rinovueshme (Foto nga Revista Monitor)

Një tryezë e rrumbullakët është organizuar në Tiranë mes një delegacioni të qeverisë norvegjeze dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, ku është diskutuar mbi investimet dhe bashkëpunimin në energjinë e rinovueshme në Shqiperi dhe më gjerë.  Lajmin e njofton në rrjetet sociale zevendeskryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zhvillimit rajonal dhe forcimi i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Norvegjisë, duke shfrytëzuar potencialin e madh që ofron sektori i energjisë.

U diskutuan projekte konkrete si ai i shoqërisë norvegjeze Statkraft. Me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, Statkraft do zhvillojë më tej burimet e energjisë së  rinovueshme, duke rritur sigurinë energjitike, madje duke e zhvilluar këtë sektor në nivele mjaft konkurruese në tregun rajonal. Gjatë takimit bilateral u shpreh angazhimi për krijimin e një grupi të përbashkët pune, për intensifikimin e projekteve të përbashkëta.