Forumi i Nëntë Ndërkombëtar i Kryebashkiakëve të Qyteteve të Binjakëzuara do të mbahet më 25 shtator në Hangzhou
2024-09-23 11:33:36

Qeverisja e qyteteve dhe zhvillimi i qëndrueshëm i tyre, janë pararojë e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe teknologjik, ndaj janë vendosur gjithnjë e më shumë në fokus të vëmendjes botërore.

Më 25 shtator do të mbahen në Hangzhou aktivitetet "Dialogu i Kryebashkiakëve Botërorë · Hangzhou"  dhe "Forumi i Nëntë Ndërkombëtar i Kryebashkiakëve të Qyteteve të Binjakëzuara". 

Kryetarët e bashkive, përfaqësuesit e tyre nga 24 qytete të 15 vendeve dhe rajoneve, përfaqësues të ndryshëm diplomatikë në Kinë dhe përfaqësues të departamenteve dhe qyteteve përkatëse të vendit, do të mblidhen së bashku në Hangzhou për të shkëmbyer konceptet e reja të qeverisjes urbane, me një qëndrim të hapur dhe vizion largpamës.

Hangzhou ka tre pika të trashëgimisë kulturore botërore. Falë trashëgimisë së thellë kulturore, ekonomisë dixhitale në lulëzim, mjedisit të mirë të biznesit dhe rezultateve e shkëmbimit të jashtëm, Hangzhou ka zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të qyteteve të binjakëzuara në botë. Ai tashmë është binjakëzuar me 31 qytete ndërkombëtare dhe ka krijuar marrëdhënie miqësore me 42 qytete të huaja. Si qyteti pritës i "Dialogut të Kryebashkiakëve Botërorë" të këtij viti, Hangzhou do të ndërtojë një urë për shkëmbimet e thella mes qyteteve ndërkombëtare, si edhe do të promovojë hapjen e bashkëpunimin.

Gjatë "Dialogut të Kryebashkiakëve Botërorë · Hangzhou" dhe Forumit të Nëntë Ndërkombëtar të Kryebashkiakëve të Qyteteve të Binjakëzuara, kryetarët kinezë dhe të huaj do të zhvillojnë një dialog të thelluar mbi temën "Qeverisja Urbane dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm". Ata do të ndajnë përvojat e avancuara në qeverisjen urbane dhe do të eksplorojnë rruga inovative për zhvillimin e vazhdueshëm. Gjithashtu do të pasqyrojnë arritjet e qyteteve kineze dhe të huaja në sistemet inovative të qeverisjes, zhvillimin ekonomik dixhital, mbrojtjen e mjedisit ekologjik, trashëgiminë dhe zhvillimin kulturor, duke dhënë kontribute për zhvillimin e ardhshëm të qyteteve globale. 

Përveç kësaj, do të mbahen edhe dy nënforume paralele me temat "Integrimi i qytetit dhe realitetit dixhital" dhe "Qyteti dhe zhvillimi i gjelbër", më pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe ekspertëve kinezë dhe të huaj në fusha të ngjashme, për të kryer shkëmbime të thella dhe për të eksploruar rrugën e zhvillimit të ardhshëm urban.

Gjatë qëndrimit në Hangzhou të ftuarit do të vizitojnë gjithashtu Liqenin Xihu, për të marrë pjesë në aktivitetetet e mbjelljes së pemëve në Pyllin e Miqësisë Ndërkombëtare. Ata do të vizitojnë zonën Liangzhu dhe kompanitë e internetit, për të përjetuar trashëgiminë e thellë historike dhe kulturore të Hangzhout, si edhe hijeshinë e tij të teknologjisë moderne. (Çang Çuo)