Foto nga Panorama
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është shprehur se ky sezon veror ka qenë i suksesshëm ndërsa bëri me dije se gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë, shkruan panorama.al.
“Deri në fund të gushtit mund ta konsiderojmë një sezon veror të suksesshëm. Nëse gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë që e shprehur në përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar, kemi rreth 20 përqind më shumë vizitorë të huaj" citohet të ketë thënë Kumbaro.
Sipas saj gjithçka përllogaritet nga sistemi TIMS që është mënyra më e pagabueshme e përllogaritjes. Lidhur me të ardhurat Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se në ekonominë shqiptare krahasuar me një vit më parë kanë hyrë 500 milionë euro më shumë.