Kina feston festën e të korrave dhe paqyron arritjet bujqësore
2024-09-23 12:22:09

22 Shtatori është Festivali i Shtatë i të Korrave të Fermerëve Kinezë, ndaj ditët e fundit, rajonet në të gjithë Kinën kanë zhvilluar aktivitete për të festuar të korrat. 

Në Weihai, një qytet në Shandong të Kinës lindore, aktivitetet kryesore filluan në qytetin Wenquan. Festa nisi nën ritmin e këngëve të peshkatarëve, duke përgatitur skenën për performancat live të përfaqësuesve nga 16 qytetet e Shandongut, ku përfshiheshin këngë fshati, parada lundruese dhe ngjarje të tjera emocionuese. Vendi organizoi gjithashtu një treg fermerësh që vinin nga të gjitha cepat e rajonit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në provincën Jiangsu të Kinës lindore, festimet nisën dy ditë më parë në qytetin Zhenjiang. Vizitorët u dyndën në tregun bujqësor për të blerë rrush, ëmbëlsira çaji, mish viçi dhe lule. Anëtarët e stafit prezantuan me entuziazëm shijet unike të specialiteteve të tyre lokale.

Në qytetin Heshan në Guangdong të Kinës jugore për të festuar këtë ditë u mbajt një vallëzim madhështor i dragoit të zjarrit. Mbi 100 artistë të rinj parakaluan nëpër fshat. Të gjithë, të rinj e të vjetër, u bashkuan për t'u lutur për mot të mirë dhe korrje të bollshme.

Në vitin 2018 Kina përcaktoi ekuinoksin vjeshtor të kalendarit hënor, si datë për Festivalin e të korrave të fermerëve kinezë. Kjo është festa e parë kombëtare që i kushtohet fermerëve. Festimet e këtij viti synojnë të shfaqin vitalitetin rural dhe arritjet bujqësore, të fuqizojnë tregjet urbane dhe rurale, si edhe të promovojnë shpenzimet e konsumatorit, sipas një zyrtari nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Të dhënat e fundit të Drejtorisë Kombëtare të Statistikave tregojnë se kapaciteti i përgjithshëm i grurit të Kinës është rritur vazhdimisht që nga viti 2012. Në vitin 2015, prodhimi i drithrave kapërceu 650 milionë tonë, një moment historik që u ruajt në vazhdimësi për nëntë vitet e fundit. Deri në vitin 2023, prodhimi i grurit për frymë arriti në 493 kg, një shifër që ka tejkaluar mesataren globale për disa vite rresht. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qasja e Kinës ndaj prodhimit të drithërave është orientuar gjithashtu nga metoda të gjera, të drejtuara nga sasia, me një fokus të balancuar si në cilësi edhe në efikasitet. Deri në vitin 2023, vendi kishte zhvilluar mbi 66.7 milionë hektarë tokë bujqësore me standarde të larta. Aktualisht shkalla e përgjithshme e mekanizimit për mbjelljen dhe korrjen në të gjithë vendin tejkalon 73%. Prodhimi i grurit ka arritur një mekanizim thuajse total. Normat e mekanizimit për mbjelljen dhe korrjen e misrit e orizit janë mbi 80%.

Për më tepër, Kina po vazhdon të investojë në infrastrukturën bujqësore, përfshirë sistemet e ujitjes dhe masat për parandalimin e fatkeqësive, për të garantuar sigurinë ushqimore. Ndërkohë, vendi po avancon me risitë teknologjike bujqësore, duke rritur ndjeshëm produktivitetin dhe efikasitetin në këtë sektor. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Liu Shouying, Dekan i Shkollës së Ekonomisë në Universitetin Renmin të Kinës, theksoi se teksa modernizimi kinez po përparon, ekziston një nevojë urgjente për të përshpejtuar modernizimin e bujqësisë dhe zonave rurale. Sipas Liu, është thelbësore të rritet integrimi urban për fermerët, duke u lejuar atyre që lëvizin në qytete, akses të barabartë në mundësi punësimi dhe shërbime publike. 

Përparimi i nismës "Një qark, një industri" është gjithashtu kritik, tha Liu. Ai shpjegoi se politika inkurajon qarqet të zhvillojnë industritë kryesore në shkallë të gjerë, bazuar në burimet e tyre unike, në mënyrë që ata të mund të zgjerojnë menaxhimin e tokës për të krijuar sisteme të integruara për përpunimin, ruajtjen dhe kërkimin. Liu theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së kompleksitetit të produkteve bujqësore dhe aktiviteteve ekonomike rurale. Ai sugjeroi rritjen e vlerës kulturore të produkteve bujqësore, diversifikimin e tyre dhe transformimin e produkteve tradicionale në specialitete premium, për të rritur vlerën e tyre në treg.