Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të kursit të trajnimit për zyrtarët e kombësive të Xinjiang-ut të Shkollës Qendrore të PKK-së, sekretari i përgjithshëm i PKK-së dhe president i Kinës Xi Jinping dha udhëzime të rëndësishme, duke vënë në dukje se krijimi i këtij kursi për Xinjiang-un përbën një vendim të rëndësishëm të PKK-së. Gjatë 70 vjetëve, ky kurs ka luajtur rol kyç në përgatitjen e zyrtarëve besnikë ndaj PKK-së, me një bazë të fortë teorike e kuptim të saktë të politikave, të përkushtuar e të aftë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Xinjiang-ut, duke kontribuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë në rajon.
Foto nga VCG
Xi theksoi se në udhëtimin e ri, 70-vjetori i themelimit të kursit të Xinjiang-ut duhet të shërbejë si një pikënisje e re. Ai vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të vënies në jetë të Mendimit mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e Re, studimin dhe zbatimin e thellë të frymës së Kongresit të 20-të të PKK-së dhe të plenumit të dytë e të plenumit të tretë të PKK-së, si edhe zbatimin e plotë të frymës së mbledhjes së dytë dhe të mbledhjes së tretë për punët mbi Xinjiang-ut të Komitetit Qendror. Xi shprehu gjithashtu rëndësinë e zbatimit të strategjisë së Partisë për Xinjiang-un në epokën e re dhe ruajtjen e përkushtimit fillestar të Shkollës së Partisë "për të trajnuar talente dhe për të dhënë sugjerime për PKK-në". Ai kërkoi përmirësimin e mekanizmave të trajnimit të rregullt, veçanërisht të atyre bazë, dhe përdorimin e vazhdueshëm të teorive inovative të PKK-së, duke shtuar që ndërgjegjësimi për unitetin kombëtar duhet të përshkojë të gjithë procesin e trajnimit. Xi vuri gjithashtu në dukje edhe nevojën për të forcuar studimin e çështjeve të rëndësishme teorike e praktike lidhur me kombësitë, për të rritur cilësinë dhe efektivitetin e kursit të Xinjiang-ut e për të trajnuar më shumë zyrtarë të kualifikuar, të ndershëm e të përkushtuar për këtë rajon.
Foto nga VCG
Mbledhja me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Kursit të Trajnimit për Zyrtarët e Kombësive të Xinjiang-ut në Shkollën Qendrore të Partisë u mbajt të shtunën në Pekin. Gjatë mbledhjes, Chen Xi, drejtori i Shkollës Qendrore të Partisë, përcolli udhëzimet e rëndësishme të Xi Jinping-ut dhe mbajti fjalim.