Foto nga VCG
Një “breshëri” raketash është lëshuar në veri të Izraelit nga Libani gjatë natës të së shtunës duke u gdhirë e dielë, pasi Hezbollahu synonte objekte industriale dhe ushtarake, njoftoi ushtria izraelite, bën të ditur rtsh.al.
Shumica e 105 raketave u kapën, megjithëse disa shtëpi u goditën. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan gjatë gjithë natës, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Hezbollahu tha se kishte gjuajtur dhjetëra raketa drejt objektivave në Izraelin verior si hakmarrje për sulmet e javës së kaluar me pager dhe telekomandë.
Izraeli ka vazhduar gjithashtu të sulmojë objektiva në Liban pas sulmit ajror të së premtes në Bejrut, për të cilin IDF tha se vrau një disa komandantë të lartë të Hezbollahut. Libani tha se 37 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë.(Fatosi)