Foto nga RTSH
Udhëtimi në Evropë në vjeshtë ka një bukuri të veçantë – falë kombinimit të përsosur të kulturës, natyrës dhe gastronomisë, shkruan ATSH. Zbuloni listën tonë – një mini guidë me destinacionet më të mira evropiane për t’u vizituar në këtë stinë magjike, sipas një artikulli të botuar në “Lonely Planet Italia”.
Ndër Festivalet e vjeshtës në Evropë, “Lonely Planet Italia” shkruan se “Në Shqipëri vjeshta shënohet nga festat lokale kushtuar prodhimeve të tokës. Në zonën e Beratit, një nga qytetet më të vjetra të vendit, prodhohen verëra të shkëlqyera nga varietete të rrushit vendas. Rajoni i Korçës, megjithatë, është i njohur për prodhimin e mollëve – dhe festat në tetor janë një mundësi për të provuar këtë produkt të veçantë vendas.(Fatosi)