Botimet veneciane (Foto Atsh)
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, për realizimin e ekspozitës “Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, shkruan “ATSH”.
Ekspozita do të çelet më datë 21 tetor 2024 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe do të ketë për qëllim të tregojë koleksionin e pasur të veprave të botuara në Venecia, që prej shekullit XIV, që zotëron BKSH-ja.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen rreth 600 botime dhe harta, të cilave do t’u bashkëngjiten edhe panele shpjeguese, ilustrime dhe postera grafikë në formë filarmonike.
Për këtë ngjarje, Instituti Italian i Kulturës, ndër të tjera, ka mundësuar vënien në dispozicion të kuratores shkencore Elisabetta Sciarra.
Përmbyllja e kësaj marrëveshjeje do të jetë botimi i një katalogu, ku do të përfshihen të gjithë ekzemplarët e publikuar në këtë ekspozitë. (Irma)