Portugalia shpall ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve pyjore
2024-09-22 15:32:42

Zjarret ne Portugali (Foto Atsh)

Zjarret ne Portugali (Foto Atsh)

 

Portugalia ka shpallur ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve pyjore që po vazhdojnë në vend që prej 14 shtatorit dhe që kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave. Flamujt në vend u ulën në gjysmështizë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zona e djegur deri më tani në Portugali, e cila përjetoi ndër zjarret pyjore më të mëdha në historinë e vendit, është e barabartë me një sipërfaqe 10 herë më të madhe se kryeqyteti Lisbonë, shkruan “ATSH”.

Në hetimet e kryera në lidhje me zjarret që shkaktuan vdekjen e shtatë personave dhe lëndimin e rreth 160 të tjerëve, deri më tani janë ndaluar pesë persona.

Zjarret kanë përfshirë veçanërisht rajonin verior të vendit dhe kanë shkatërruar më shumë se 120 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa janë vënë nën kontroll me ndërhyrjet e ekipeve dhe me fillimin e reshjeve.

Më 17 shtator ishte shpallur një gjendje e fatkeqësisë për shkak të zjarreve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qindra persona kanë mbetur të pastrehë dhe mijëra automjete janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që po ashtu kanë shkatërruar plotësisht disa fshatra në vendbanimet veriore të vendit, si Averio, Vila Real, Braga, Viseu dhe Coimbra.

Agjencia Kombëtare e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile e Portugalisë njoftoi se zjarret janë nën kontroll, megjithëse ato ende vazhdojnë në rreth 30 pika. (Irma)