Sulmet ne Liban (Foto Rtsh)
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin pas sulmit izraelit në Bejrut dhe ka kërkuar vetëpërmbajtje maksimale.
OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve që mos ta përshkallëzojnë konfliktin dhe të tregojnë maturi në veprimet e tyre, ndërsa situata është ndezur edhe më shumë pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut në kryeqytetin libanez, Bejrut, shkruan “RTSH”.
“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e shtuar, duke përfshirë sulmet vdekjeprurëse në Bejrut. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që mos të përshkallëzojnë konfliktin. Të gjithë duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale”,- deklaroi Stephane Dujarric, zëdhënës i kreut të OKB-së, Antonio Guterres.
Nga sulmi izraelit u vra Ibrahim Aqil, kreu i forcës elitare të Hezbollah Radwan dhe të paktën 10 komandantë të tjerë të Hezbollahut, në periferi të Dahiyeh të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut. (Irma)