Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit ushtarak
2024-09-22 10:59:32

Vrasja e komandatit te Hezbollahut (Foto Atsh)

Vrasja e komandatit te Hezbollahut (Foto Atsh)

Hezbollahu konfirmoi se komandanti i tij i lartë ushtarak Ibrahim Aqil u vra në sulmin ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit.

Grupi i rezistencës libaneze e quajti Aqilin si një nga udhëheqësit e tij kryesorë, i cili u martirizua në rrugën për në Kuds, duke iu referuar luftës së grupit në mbështetje të rezistencës palestineze që po përballet me sulme izraelite në Rripin e Gazës, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sulmi ajror vrau të paktën 14 persona dhe plagosi 66 të tjerë, me nëntë në gjendje kritike, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve bëri të ditur se sulmi goditi një apartament në një ndërtesë banimi në zonën Jamous.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë Aqilin, së bashku me komandantët e lartë nga forcat elitare të grupit Radwan.

Sulmi ishte i treti nga Izraeli në periferinë jugore qëkur filloi një valë e vazhdueshme armiqësish gati një vit më parë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sulme të mëparshme kanë rezultuar në vrasjen e zëvendësshefit të byrosë politike të Hamasit Saleh al-Arouri më 2 janar dhe vrasjen e liderit të shquar të Hezbollahut, Fuad Shukr, më 30 korrik. (Irma)