“WJS”: Konflikti ruso-ukrainas ka shkaktuar gati një milion viktima nga të dyja frontet
2024-09-22 10:57:45

Ukarina (Foto Atsh)

Ukarina (Foto Atsh)

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar një milion viktima, duke përfshirë të vdekurit dhe të plagosurit në të dy frontet. Vlerësimi i fundit për viktimat e dy viteve e gjysmë të kësaj lufte vjen nga “Wall Street Journal”, shkruan “ATSH”.

Ky është një vlerësim sepse të dhënat zyrtare konsiderohen sekret shtetëror. Rusia dhe Ukraina refuzojnë të publikojnë shifra. Për këtë arsye, llogaritja e kostos njerëzore të konfliktit në zemër të Europës nuk është e lehtë.

Gazeta amerikane pati akses në një vlerësim konfidencial të bërë nga Ukraina në fillim të vitit 2024, ku flitej për afro 80.000 ushtarë ukrainas të vdekur dhe rreth 400.000 të plagosur.

Kjo konsiderohet një shifër shumë më e lartë se ajo e paraqitur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili në shkurt foli për 31.000 ushtarë të rënë, pa zbuluar numrin e të plagosurve. (Irma)