Vaksina (Foto Atsh)
Komisioni Europian njoftoi zgjerimin e autorizimit të vaksinës kundër lisë (Imvanex) për adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç.
“Megjithëse rreziku i përgjithshëm për t’u infektuar me virusin e lisë për popullatën e përgjithshme të BE-së mbetet i ulët, ne po punojmë vazhdimisht në nivel të BE-së për të siguruar gatishmëri të lartë”,- deklaroi eurokomisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides, shkruan “ATSH”.
Foto nga VCG
“Imvanex” është e vetmja vaksinë kundër lisë e autorizuar aktualisht në BE, së bashku me një trajtimin antiviral, Tecovirimat SIGA.
Autorizimi bazohet në rekomandimin e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), e cila vlerësoi se vaksina ishte efektive dhe e sigurt për këtë grupmoshë.
Vaksina “Imvanex” u autorizua për herë të parë në BE në vitin 2013, për të mbrojtur të rriturit kundër lisë, përpara se autorizimi i saj të zgjerohej për të mbrojtur të rriturit kundër virusit në vitin 2022.
Foto nga VCG
“Vetëm përmes bashkëpunimit global ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë emergjencat shëndetësore”,- tha Kyriakides. (Irma)