INSTAT: Numri i vizitorëve regjistroi rritje me 35.9% në korrik
2024-09-22 10:41:20

Bregdeti shqiptar (Foto Atsh)

Numri i vizitorëve regjistroi rritje me 35.9% në korrik të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave, në raportin për strukturat akomoduese, bën të ditur se është rritur numri i vizitorëve rezidentë me 8.9% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 53.1%, shkruan “ATSH”.

Ndërkohë është rritur edhe numri i netqëndrimeve me 16.1%, në krahasim me korrikun 2023. Për rezidentët është rritur me 6.2%, ndërsa për jorezidentët me 21.3%.

Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në rajonin qendror ka shënuar rritje me 74.1%.

Në zonat bregdetare, ky tregues është rritur me 57%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 57,1%.

Në muajin korrik 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton në rajonin qendror, me një rritje prej 38.3%.  (Irma)