Lufta Izrael-Hezbollah (Foto Rtsh)
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi se aksioni ushtarak kundër Hezbollahut në Liban do të vazhdojë.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë kthimin e sigurt të komuniteteve veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre. Me kalimin e kohës, Hezbollahu do të paguajë një çmim në rritje”,- tha ai gjatë takimit me komandantët ushtarakë, shkruan “RTSH”.
Ushtria izraelite goditi të enjten objektivat e Hezbollahut në Liban dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit bënë të ditur se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi, përfundoi miratimin e planeve për arenën veriore.
“Në fazën e re të luftës ka mundësi të konsiderueshme, por edhe rreziqe të mëdha. Hezbollahu ndjen se po humbet dhe sekuenca e veprimeve ushtarake do të vazhdojë”,- thuhet në një deklaratë zyrtare. (Irma)