Më 1 tetor nis aplikimin skema e re e mbështetjes në bujqësi, blegtori e peshkim
2024-09-21 12:19:46
Bujqesia (Foto Reporter.al)
Më 1 tetor nis aplikimin skema e re kombëtare hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe që ka në fokus mbështetjen e investimeve në infrastrukturë në sektorë potencial të bujqësisë si në blegtori dhe akuakulturë, shkruan “RTSH”.
Kjo skemë ka në total një fond prej 1.5 miliard lekësh për 2 vite.
Drejtori për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në ministri, Irfan Tarelli, shpjegon se 30% e grantit mund të jepet direkt me firmosjen e kontratës.
Nga kjo skemë mund të përfitojnë edhe individët fermerë por edhe bashkimet e shoqërive.
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, do të financohet 50% të investimit e vërtetuar kjo nga faturat tatimore. (Irma)
Lajmet Kryesore