Foto nga VCG
Qeveria gjermane ka planifikuar t’i sigurojë Ukrainës një ndihmë shtesë ushtarake me vlerë 400 milionë euro.
Në një deklaratë zyrtare të qeverisë gjermane bëhet e ditur se pa fonde shtesë, Ukraina do të humbiste në konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë, shkruan “ATSH”.
Në letrën e Ministrisë së Financave drejtuar Komisionit parlamentar të Buxhetit, sekretari i Shtetit, Florian Toncar, paralajmëroi për rrezikun që lidhej me dorëzimin e Ukrainës në përpjekjet e saj mbrojtëse, nëse mbetej pa mbështetje materiale.
Ndihma prej 400 milionë eurosh është pjesë e një pakete që do të ofrohet nga Gjermania dhe disa nga partnerët e saj europianë me një vlerë totale prej 1.4 miliardë euro.
“Rreth 400 milionë euro do të financohen nga buxheti i mbrojtjes, me miratimin e Parlamentit gjerman, që pritet të mblidhet javën e ardhshme”,- deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Mbështetja e mbetur prej 1 miliard eurosh është në dispozicion përmes të ashtuquajturave kontribute partnere, fonde që Gjermania ka mbledhur nga partnerët e saj europianë për ndihmë për Ukrainën”,- tha Pistorius. (Irma)