Panairi i punes (Foto AA)
Rritja e ndërgjegjësimit për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës është objektivi i panairit për zhvillimin e karrierës dhe punësimit për personat me aftësi të kufizuara (PAK), “Dua të punoj”, që u çel në Shkodër, nga Fondacioni “Down Syndrome Albania”, në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, shkruan “ATSH”.
Rozafa Zmijani, drejtuesja rajonale e Zyrës së Punës, u shpreh për mediet se zyra e punës ka një bashkëpunim të ngushtë me shërbimin social shtetëror dhe ka regjistruar një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar, për të marrë shërbimet e punësimit.
Zmijani theksoi se, sipas ligjit, në çdo institucion apo subjekt privat që kanë mbi 25 punonjës, i 25-ti duhet të jetë një person me aftësi të kufizuar. (Irma)