Efektivë të Xhenios, kurs për asgjësimin e pajisjeve eksplozive
2024-09-21 12:40:57

Ushtare (Foto Atsh)

Ushtare (Foto Atsh)

Tetë efektivë të Repartit të Xhenios zhvilluan për më shumë se një muaj kursin për asgjësimin e pajisjeve eksplozive, EOD (Explosive Ordnance Disposal) niveli 3+, nën drejtimin e instruktorëve amerikanë, përfaqësues nga Garda Kombëtare e New Jersey-it dhe nën mbikëqyrjen e ekspertit të EOD, përfaqësues i “Golden West”, shkruan “ATSH”.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë këtij kursi ata përvetësuan njohuri teorike dhe praktike për realizimin e detyrave për asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara.

Ministria bëri të ditur se kursi zhvillohet për herë të parë në strukturat EOD të Forcave të Armatosura dhe përfaqëson nivelin më të lartë të kualifikimit për operatorët EOD. (Irma)