< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Minitri Malaj takon drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë
2024-09-21 12:38:12

Ministri Malaj (Foto Atsh)

Ministri Malaj (Foto Atsh)

Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë, Ekaterina Solovova.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministri Malaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus sektorë prioritarë, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, investimet e gjelbra, por edhe përmirësimin e klimës së biznesit.

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një mbështetëse e rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh ai.

BERZH-i llogarit mbi 2 miliardë euro investime kumulative në Shqipëri, në një total prej 152 projektesh. (Irma)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree