Foto nga VCG
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, dënoi sulmet përmes pajisjeve të telekomunikimit këtë javë, duke thënë se kushdo që i kreu ato kishte për qëllim të përhapte terror në Liban, shkruan “Panorama”.
“Kjo metodë e përdorur është e papranueshme, për shkak të dëmeve të mëdha dhe të pashmangshme kolaterale në mesin e civilëve, si dhe për shkak të pasojave të gjëra për tërë popullsinë, përfshirë frikën dhe terrorin dhe kolapsin e spitaleve”,- deklaroi kryediplomati europian.
Foto nga VCG
Dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjera u plagosën nga shpërthimi i pajisjeve të telekomunikimit në dy valë sulmesh në Liban.
Libani dhe Hezbollahu akuzojnë Izraelin për kryerjen e këtyre sulmeve.
Ndërsa Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Foto nga VCG
Hezbollahu, një grup i armatosur rëndë dhe i mbështetur nga Irani, ka gati një vit që shkëmben zjarr me Izraelin përgjatë kufirit Liban-Izrael. (Irma)