PE-ja miraton përdorimin e armëve të BE-së në territorin rus
2024-09-21 12:09:21

Parlamenti Europian (Foto Atsh)

Parlamenti Europian (Foto Atsh)

Parlamenti Europian miratoi me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, paragrafin 8 të rezolutës për mbështetjen për Ukrainën, e cila u bën thirrje vendeve anëtare të heqin kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore të dorëzuara në Ukrainë kundër objektivave të personelit legjitim ushtarak në territorin rus, shkruan “ATSH”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje prej kohësh për heqjen e kufizimeve nga vendet perëndimore furnizuese me armatime, për të sulmuar thellë në territorin rus.

Por, deri tani ka pasur ngurim nga disa shtete perëndimore për të vepruar në këtë drejtim. (Irma)