Izraeli nisi sulme ajrore në Libanin jugor
2024-09-21 12:51:24

Sulmet ne Liban (Foto Atsh)

Sulmet ne Liban (Foto Atsh)

Izraeli nisi sulme ajrore në Libanin jugor, ndërsa lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dënoi sulmet vdekjeprurëse të kësaj jave, shkruan “ATSH”.

Pak çaste përpara fjalimit televiziv të Nasrallah, Izraeli konfirmoi sulmet e reja.

Më shumë se 2600 njerëz u plagosën.

Nasrallah tha se sulmet me bomba, të cilat vranë të paktën 37 persona, i kaluan të gjithë kufijtë, rregullat dhe vijat e kuqe.

Hezbollahu është një organizatë myslimane shiite me ndikim politik që kontrollon forcën e armatosur më të fuqishme të Libanit.  (Irma)