Sulmet ndaj Hezbollahut (Foto Rtsh)
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Mille, deklaroi se SHBA-ja do t'i kërkonte Izraelit të ndalte sulmet ndaj Hezbollahut, nëse grupi terrorist do të ndalonte fillimisht sulmet kundër shtetit hebre, shkruan “RTSH”.
“Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, mund të ndalë sulmet terroriste në të gjithë Izraelin dhe ju garantoj, nëse ai e bën këtë ne do t'i bënim thirrje Izraelit të ruante qetësinë në fund”,- tha Miller.
“Përfundimi është se Hezbollahu nuk i ka ndalur sulmet terroriste dhe për sa kohë që kryen sulme terroriste përtej kufirit, sigurisht, Izraeli do të nisë veprime ushtarake për të mbrojtur veten si çdo vend. Ajo që ne vazhdojmë t'u kërkojmë të gjitha palëve është mos të përshkallëzojnë konfliktin, mos të lejojmë që të dalë jashtë kontrollit në një luftë që mendojmë se nuk i shërben interesave të asnjërës palë dhe në fund të përpiqemi të arrijmë një armëpushim në Gaza”,- deklaroi Miller. (Irma)