Von der Leyen: Shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Europë
2024-09-21 11:46:51

Von der Leyen per Ballkanin (Foto Atsh)

Von der Leyen per Ballkanin (Foto Atsh)

Shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Europë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në kuadër të takimit të nivelit të lartë në Bruksel me liderët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, bën të ditur “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Zhvillova një takim me liderët e gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Europë. Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me ekonomitë dhe tregjet tona me Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”,- shkroi von der Leyen në “X”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidentja e KE-së ndau edhe video nga pritja, ku ishin të pranishëm kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama; të Kosovës, Albin Kurti; të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski; të Malit të Zi, Millojko Spajiç; kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. (Irma)