Ministrja Pirdeni: Komiteti Konsultativ BE-Shqipëri nxit përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese
2024-09-21 12:18:02
Ministrja Pirdeni (Foto Rtsh)
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri do të luajë një rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese.
Ministrja Pirdeni ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Bruksel, kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ku u bisedua mbi ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, shkruan “ATSH”.
Pirdeni theksoi në një postim në rrjetet sociale se ngritja e këtij komiteti konfirmon sërish se, në rrugëtimin e negociatave, të gjithë aktorët shoqërorë kanë rol thelbësor për të përshpejtuar ritmet e Shqipërisë në Bashkimin Europian në 2030-n. (Irma)
Lajmet Kryesore