Fundoset në Groenlandë anija që transportonte mijëra litra naftë
2024-09-21 12:36:38

Anije (Foto Panorama)

Anije (Foto Panorama)

Një anije që transportonte rreth 20.000 litra naftë është përmbysur në Groenlandë. Autoritetet po punojnë për të kontrolluar një derdhje të karburantit në ekosistemin e brishtë të Arktikut, shkruan “Panorama”.

Policia në territorin autonom danez njoftoi se anija goditi një shkëmb në afërsi të Nanortalikut dhe filloi të merrte ujë.

Autoritetet lokale vlerësojnë se anija rreth 30 metra e gjatë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, mbante deri në 20.000 litra naftë dhe 1000 litra të tjera benzinë në rezervuarët e saj.

Për momentin është e pamundur të konstatohet shkalla e dëmtimit të mundshëm në mjedis.

Autoritetet thanë se kanë vendosur një pengesë lundruese në një rreze prej 50 metrash rreth zonës së rrënimit.

Zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin karburantin dhe të frenojnë derdhjen për të parandaluar ndotjen, ndërsa personat që ishin në bord zbritën nga anija në kohë dhe janë të sigurt. (Irma)