Formimi profesional (Foto Rtsh)
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se një prej prioriteteve të institucionit që ai drejton është kapitali njerëzor.
Ai u shpreh se përveç rritjes së pagave gjatë këtij viti, Ministria e Mbrojtjes po nxit procesin e arsimit profesional për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura në rrugën drejt modernizimit.
Në këtë kuadër, ministri shtoi se trajnimi teorik e praktik ka rëndësi të madhe në kurset profesionale të pilotëve të ardhshëm të FA-ve, citon “RTSH”.
“Forca Ajrore është momentalisht në një proces që ka nisur me kompletimin e flotës me mjete fluturuese, ndërsa paralelisht arsimi profesional që lidhet me pilotët e rinj po vijon me ritëm të plotë. Trajnimi teorik dhe kryesisht ai praktik është shumë i rëndësishëm në kurset profesionale të pilotëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura, një aset i çmuar i Flotës së Ajrit”, - shkroi ministri Vengu në “Facebook”. (Irma)