Permbytjet ne Europe (Foto Atsh)
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të vërë në dispozicion një fond prej 10 miliardë eurosh për të mbështetur vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia “Boris”, shkruan “Panorama”.
“Ne mund të vëmë fillimisht 10 miliardë euro në dispozicion nga fondet e kohezionit për vendet që janë prekur. Ky është reagim urgjent”,- tha von der Leyen nga qyteti polak Vroclov, ku u takua me liderët e katër vendeve të goditura nga përmbytjet.
Foto nga VCG
Von der Leyen shprehu keqardhje të thellë për përmasat e dëmeve në rajonet e prekura.
Gjermania i ofroi Polonisë ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura nga përmbytjet e rënda.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se kryeministri polak, Donald Tusk, e ka pranuar ndihmën nga Gjermania.
Donald Tusk tha për mediat polake: “Nëse shihni ushtarë gjermanë, dijeni se kanë ardhur për të ndihmuar”,- tha Tusk.
Foto nga VCG
Polonia është përballur me përmbytje të mëdha, veçanërisht në jugperëndim, dhe ka dërguar atje rreth 16.000 ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura. (Irma)