Ministrja Koçiu: Arsimi profesional do të përgatisë brezin e ardhshëm për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri
2024-09-21 11:58:55
Arsimi profesional (Foto Oranews)
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në vijim të takimeve dedikuar arsimit profesional në këtë vit të ri shkollor, vizitoi shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat.
Ministrja Koçiu u takua me nxënësit që kanë zgjedhur profilin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, që sipas saj janë shembulli më i mirë se si arsimi profesional mund të përgatisë brezin e ardhshëm për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri, citon “ATSH”.
Numri i nxënësve që janë regjistruar këtë vit në arsimin e mesëm profesional ka shënuar një rekord të ri.
4635 nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të, ose 10 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (Irma)
Lajmet Kryesore