Foto nga CFP
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të hartuar nga palestinezët, e cila kërkon që Izraeli t’i japë fund brenda 12 muajve pranisë së paligjshme në territorin e pushtuar palestinez, shkruan “Panorama”.
Rezoluta u mbështet nga 24 vende, 43 abstenuan, mes tyre edhe Shqipëria, ndërsa Izraeli, SHBA-ja dhe 12 vende të tjera votuan kundër.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu planifikohet t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh më 26 shtator, në të njëjtën ditë me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.
Rezoluta mirëpret opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të muajit korrik, sipas të cilit pushtimi izraelit i territoreve dhe vendbanimeve palestineze është i paligjshëm. (Irma)