U mbajt me sukses të enjten në Riad të Arabisë Saudite aktiviteti "Shkruar në qiell - Historia ime me Kinën" për të kremtuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Ky aktivitet u organizua bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Ambasada kineze në Arabinë Saudite dhe Qendra e Komunikimit të Kërkimeve dhe të Njohurive e Arabisë Saudite.
Foto nga CMG
Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong mbajti një videofjalim. Në aktivitet morën pjesë Ambasadori kinez në Arabinë Saudite Chang Hua, Drejtori i Qendrës së Komunikimit të Kërkimeve dhe të Njohurive Dr. Yahiya Mahmoud bin Junaid, si dhe gati 100 përfaqësues nga qarqet e ndryshme të Arabisë Saudite
Në fjalimin e tij, z. Shen Haixiong u shpreh se gjatë organizimit të aktivitetit online të Grupit, janë mbledhur mbi 1600 histori të bukura nga miqtë e më shumë se 60 vendeve të botës, të cilat kanë pasqyruar aspiratën e popujve të ndryshëm për paqe, miqësi dhe një perspektivë më të ndritur. CMG-ja do të vazhdojë të nxisë shkëmbimet kulturoro-njerëzore, dialogun e qytetërimeve globale dhe njohjet midis popujve për të kontribuar për ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Dr. Yahiya Mahmoud bin Junaid(Foto nga CMG)
Ambasadori kinez në Arabinë Saudite Chang Hua(Foto nga CMG)
Sipas Dr. Yahiya Mahmoud bin Junaid, nisma “Një brez, një rrugë” e paraqitur nga Kina përputhet me strategjinë e Arabisë Saudite “Vizion 2030”. Të dyja palët kanë shkëmbime të ngushta në fushat politike, ekonomike dhe kulturore. Në gjuhën arabe ka një shprehje të urtë që thotë “kërko njohuri, edhe pse është larg sa Kina”. Ai shprehu dëshirën për më shumë shkëmbime kulturore-njerëzore midis dy vendeve.
Pamje nga aktiviteti(Foto nga CMG)
Pjesëmarrësit e aktivitetit u shprehën se vitet e fundit, Kina ka kontribuar për paqen e Lindjes së Mesme, duke nxitur pajtimin Arabi Saudite-Iran dhe ndërmjetësuar për konfliktin Izrael-Palestinë. Popujt në Lindje të Mesme kanë dëshmuar rezultate të shumta të bashkëpunimit me Kinën brenda kornizës së nismës “Një brez, një rrugë”, dhe dëshirojnë të shohin thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat kulturoro-njerëzore për të konsoliduar marrëdhëniet miqësore dhe për të krijuar një të ardhme më të bukur të përbashkët.