Europa regjistron tkurrje në shitjen e makinave të reja
2024-09-20 12:04:33

Foto nga VCG

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave, ACEA, bëri të ditur se regjistrimet e makinave të reja në Europë shënuan rënie të ndjeshme në gusht, kryesisht për shkak të një rënie të dukshme në shitjet e makinave elektrike, shkruan “ATSH”.

Shitjet e makinave të reja ranë me 18.3% në baza vjetore, me rezultate negative në të katër tregjet kryesore. Shitjet u rritën me 0.2% në korrik dhe 4.3% në qershor.

Shitjet në Gjermani dhe Francë ranë përkatësisht me 27.8% dhe 24.3%. Italia pati një rënie prej 13.4% dhe Spanja me 6.5%.

“Regjistrimet e makinave elektrike me bateri ranë 43.9% në 92627, me pjesën totale të tregut që ra në 14.4%. Kjo u nxit nga rëniet spektakolare në dy tregjet më të mëdha për makinat elektrike, përkatësisht Gjermaninë dhe Francën”,- bëri të ditur ACEA-ja.

Në të njëjtën kohë, regjistrimet e makinave hibride “plug-in” patën një rënie prej 22.3% në gusht. Ndërsa, shitjet e automjeteve hibride elektrike u rritën me 6.6%.

Shitjet e makinave me benzinë ranë me 17.1% dhe tregu i makinave me naftë ra me 26.4%.

Nga janari në gusht, regjistrimet e makinave të reja u rritën me 1.4% dhe arritën në 7.2 milionë njësi.

Ndërsa Spanja dhe Italia treguan rritje pozitive, tregjet franceze dhe gjermane ranë mesatarisht.  (Irma)