Gjermania ndalon miratimin e eksporteve të armëve të luftës në Izrael
2024-09-20 16:41:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjermania ka ndalur eksportet e reja të armëve të luftës në Izrael, sipas një burimi të afërt me Ministrinë e Ekonomisë, cituar nga mediet vendase e të huaja, shkruan “RTSH”.

Nga Izraeli nuk ka asnjë koment rreth këtij lajmi, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka pasqyruar edhe planin e ri të Izraelit, i cili duket se do të përqendrohet në veri të vendit.

Vëmendja e Izraelit po zhvendoset nga Gaza në frontin verior dhe në kufirin me Libanin, ndërsa ka njoftuan një fazë të re të luftës, njoftuar nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Qendra e gravitetit po lëviz në veri. Ne po i devijojmë forcat, burimet dhe energjinë në veri. Besoj se jemi në fillimin e një faze të re të kësaj lufte dhe ne duhet të përshtatemi”,- deklaroi Gallant, duke përsëritur se qëllimet e Izraelit në veri janë të qarta dhe të thjeshta, për të kthyer banorët të sigurt në shtëpitë e tyre. (Irma)