Kryeministri Rama (Foto Atsh)
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon që të jetë e pranishme edhe në Parlamentin Europian, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipet e saj të cilat do të fillojnë të përgatiten për fazën e ardhshme, kur vendi të ketë eurodeputetët e tij në Parlamentin Europian, shkruan “ATSH”.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli me kreun e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, kryeministri Rama tha se Shqipëria duhet të jetë aty me një status të caktuar për të pritur pastaj eurodeputetët shqiptarë.
Kryeministri theksoi se ajo që kërkon Shqipwria wshtw qw tw bwhet gjithnjë e më shumë pjesë e organeve të BE-së, jo për shkak të parave, por për ekspertizën.
“Ne do të kuptojmë më mirë se cila është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtar dhe për këtë nevojë që ne kemi për të fuqizuar lidhjet tona me anën e një pune të vërtetë nga të dyja palët”,- tha kryeministri shqiptar. (Irma)