Në Abuja të Nigerisë u mbajt me sukses aktiviteti "Shkruar në qiell - Historia ime me Kinën" për të kremtuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Foto nga CMG
Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong mbajti një videofjalim. Në aktivitet morën pjesën Ambasadori i Kinës në Nigeri Yu Dunhai, Kryetari i Komitetit mbi Kinën të Parlamentit të Nigerisë Jafaru Yakubu si dhe gati 100 përfaqësues nga qeveritë, mediat dhe organizatat kulturoro-arsimore të Nigerisë, Afrikës së Jugut, Ganës, Siera Leones, Sudanit të Jugut etj.
Në fjalimin e tij, zv.Ministri Shen Haixiong vuri në dukje se aktiviteti i CMG-së, “Shkruar në qiell” përmbledh historitë e bukura të 1600 miqve nga më shumë se 60 vende të botës për lidhjet e tyre me Kinën. CMG-ja do të forcojë në vazhdimësi shkëmbime të tilla kulturore e njerëzore, nxitjen e dialogut të qytetërimeve globale dhe forcimin e njohjeve mes popujve të ndryshëm.
Ambasadori i Kinës në Nigeri Yu Dunhai(Foto nga CMG)
Kryetari i Komitetit mbi Kinën të Parlamentit të Nigerisë Jafaru Yakubu(Foto nga CMG)
Kryetari i Komitetit mbi Kinën të Parlamentit të Nigerisë Jafaru Yakubu, në fjalimin e tij fillimisht uroi jubileun e 75 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Sipas tij, Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të Nigerisë dhe kontinentit afrikan. Shkëmbimet popullore mund të vendosin baza të shëndosha për forcimin e miqësisë mes popujve kinezë dhe nigerianë.
Pamje nga aktiviteti(Foto nga CMG)
Profesor Paul Zilungisele Tembe nga Afrika e Jugut ndau në aktivitet historinë e tij me Kinën. Ai fillimisht kishte planifikuar të rrinte vetëm tre muaj në Kinë, por më në fund qëndronte për 12 vjet. E përshkroi këtë si periudha më e bukur në jetën e tij. Ai është i gatshëm të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të kontribuar për ndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë në epokën e re.