Festa e Mesvjeshtës rrit gjallërinë kulturore
2024-09-20 11:05:58

Takimet familjare dhe udhëtimet në distanca të shkurtra kanë qenë ndër festimet kryesore të festës së sapopërfunduar të mesvjeshtës, me ngjarje kulturore dhe  argëtuese me atmosferë kineze të favorizuara nga udhëtarët, megjithëse tajfuni Bebinca ndërpreu disa itinerare të udhëtarëve, sipas agjencive të udhëtimit.

Kjo është një nga festat më tradicionale të Kinës. Kinezët zakonisht festojnë duke u bashkuar me anëtarët e familjes, duke admiruar hënën e plotë dhe duke u lutur për një korrje të mirë dhe lumturi.

Xinhua

Xinhua

Agjencitë e udhëtimit vunë në dukje se festa tre-ditore e këtij viti - nga e diela në të martë - ishte vetëm dy javë para festës njëjavore të Ditës Kombëtare në fillim të tetorit. Prandaj, shumë udhëtarë zgjodhën të bënin udhëtime në distanca të shkurtra pranë vendeve të punës ose shtëpive të tyre ose të ktheheshin në vendlindjet e tyre për t'u takuar me anëtarët e familjes.

Tajfuni Bebinca, i cili zbarkoi në Shangai të hënën dhe besohej të ishte tajfuni më i fortë që goditi qytetin në 75 vjet, prishi planet e udhëtimit të banorëve lokalë dhe atyre në provincat fqinje, përfshirë Jiangsu dhe Zhejiang.

CFP

CFP

Për shkak të tajfunit, disa pika turistike u mbyllën dhe fluturimet dhe shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë që niseshin ose mbërrinin në Shangai dhe qytetet fqinje, duke përfshirë Ningbo dhe Hangzhou në Zhejiang, dhe Nanjing dhe Suzhou në Jiangsu, u anuluan ose pezulluan të dielën dhe të hënën.

"Ne planifikuam një udhëtim dy-ditor me makinë në Huzhou, Zhejiang, por e anuluam për shkak të tajfunit. Bëmë jiaozi, të njohura ndërkombëtarisht si dumplings, në shtëpi për të festuar dhe hëngrëm dy kek hëne për të kompensuar udhëtimin e anuluar”, tha Lu Meng, 30 vjeç, i cili është nga Wuxi, Jiangsu.

CFP

CFP

Për ata që nuk u prekën nga tajfuni dhe ia dolën të bënin udhëtimet e tyre, destinacionet me aktivitete kulturore dhe folklorike kineze ishin zgjedhjet kryesore për të kaluar pushimet, thanë agjencitë e udhëtimit.

Portali i udhëtimeve Tuniu tha se prenotimet e produkteve turistike në provincën Shanxi dhe provincat veriperëndimore si Gansu, të cilat krenohen me tempuj historikë dhe shpella budiste, panë rritje të jashtëzakonshme në platformë gjatë festës. Popullariteti ishte për shkak të hitit të videolojës Black Myth: Wukong, e cila bazohet në romanin klasik kinez Udhëtim në Perëndim.

Tempulli Tiefo, një tempull budist në Jincheng, Shanxi, priti më shumë se 7,000 turistë gjatë festës tre-ditore, duke përfshirë rreth 2,200 udhëtarë nga jashtë provincës, sipas autoriteteve vendore.

Tian Zhihui, e cila është nga Zhengzhou, provinca Henan, tha se ishte e habitur nga statujat e tempullit dhe arkitektura e lashtë.

CFP

CFP

Provinca dhe qytete të tjera organizuan gjithashtu aktivitete të larmishme kulturore për të tërhequr udhëtarët gjatë festës.

Qingdao, provinca Shandong, mbajti një festival kulturor me valle, prerje letre dhe kaligrafi. Gjatë festivalit, kërcimtarët mbanin veshje tradicionale kineze për t'i mundësuar audiencës një kuptim më të mirë të kulturës tradicionale kineze.

Në Xiangyang, në provincën Hubei, disa pika turistike u dekoruan me fenerë në formë lepuri dhe hëne, dhe qyteti organizoi ngjarje si bërjen e ëmbëlsirave të hënës dhe gjëegjëza për argëtim.

CFP

CFP