termocentralit bërthamor Fukushima Daiichi(Foto nga VCG)
Kina dhe Japonia arritën një konsensus në lidhje me shkarkimin e ujrave të kontaminuara të termocentralit bërthamor Fukushima Daiichi, njoftoi të premten Ministria e Jashtme kineze. Marrëveshja vjen pas disa raundesh konsultimi mes palëve, që nga gushti i vitit të kaluar.
Në qendër të konsensusit është angazhimi i Japonisë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë monitorimi ndërkombëtar, brenda kuadrit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Kjo do të mbulojë fazat kyçe të procesit të shkarkimit. Gjithashtu do t'u mundësojë palëve të interesuara, përfshirë Kinën, të kryejnë kampionime të pavarura, monitorime dhe krahasime ndër-laboratorike.
Protesta në Kore të Jugut kundër shkarkimit të ujit të ndotur bërthamor të Japonisë, 12 gusht 2023, Seul(Foto nga VCG)
Banorët në ishujit Fixhi kundër shkarkimit të ujit ndotur bërthamor të Fukushima-s, 25 gusht 2023(Foto nga VCG)
Banorë japonezë kundër shkarkimit të ujit të ndotur bërthamor të Fukushima-s, 28 korrik 2023(Foto nga VCG)
Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë dialogun konstruktiv, të bazuar në shkencë, me një ndjenjë të madhe përgjegjësie për ekosistemin, mjedisin, jetën dhe shëndetin e njeriut, për të adresuar siç duhet shqetësimet lidhur me shkarkimin e ujrave të ndotura nga bërthama në oqean.
Japonia gjithashtu shprehu shqetësime për kufizimet ndaj importit në Kinë të prodhimeve të saj të detit. Kina theksoi se do të rregullojë masat përkatëse dhe do të rifillojë gradualisht importet e produkteve ujore japoneze që plotësojnë kërkesat dhe standardet rregullatore. Kjo, pasi Kina të ketë marrë pjesë në mënyrë thelbësore në monitorimin ndërkombëtar dhe përpjekjet e pavarura të kampionimit, të kryera nga vendet e tjera të përfshira.