Kreu i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke (Foto Rtsh)
Kreu i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, theksoi rëndësinë e integrimit gradual të vendeve kandidate për në BE në mënyrë që shoqëria civile dhe pritshmërinë e popujve të merren parasysh, shkruan “RTSH”.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ai tha se BE-ja nuk mund të zhgënjejë më asnjë nga vendet e Ballkanit.
Duke vlerësuar rëndësinë e shoqërisë civile, Röpke tha se nevoja e tyre për t’u përfshirë në proceset integruese është me e nevojshme se kurrë.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për anëtarësimin e Ballkanit në përgjithësi, sidomos edhe të Shqipërise, pasi mbështetja jonë madhore për zgjerimin dhe anëtarësimin e vendit nuk duhet të zhgënjejë me pritshmërinë e popullit shqiptar. Prandaj një nga përparësitë më të rëndësishme është nisma e përfshirjes së shoqërisë civile në punët tona të përditshme.
Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e KE-së dhe për mbështetjen që jep presidentja Ursula von der Leyen dhe jemi të vendosur të vijojmë me ketë projekt, se nuk mund të zhgënjejmë më asnjë nga vendet e Ballkanit”,- tha ai.
Sipas Röpke, anëtarësimi në BE bëhet nga meritokracia, por metodologjia duhet të jetë graduale.
“Ka ardhur koha të marrim hapin tjetër që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, që do të monitorojë dhe do të japë këshilla për anësimin e vendeve në BE. Ne jemi gati, edhe me bazën ligjore, por duhen caktuar anëtarët në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Qasja jonë është për zgjerimin e BE-së dhe integrimin gradual të vendeve kandidate dhe shoqërisë civile”,- tha ai. (Irma)