
foto CFP
Thatësira më e rëndë e regjistruar ka ulur nivelin e ujit të lumenjve në pellgun e Amazonës në nivelet më të ulëta historike, në disa raste duke tharë shtretërit e lumenjve që më parë ishin rrugë ujore të lundrueshme.
Solimoes, një nga degët kryesore të lumit Amazon, ujërat e të cilit burojnë nga Andet peruane, ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar në Tabatinga, qyteti brazilian në kufi me Kolumbinë. Në fund të lumit në Tefé, një degë e Solimoes është tharë plotësisht.

foto CFP
Liqeni i afërt Tefé, ku më shumë se 200 delfinë të ujërave të ëmbla ngordhën në thatësirën e vitit të kaluar, është tharë gjithashtu, duke i privuar gjitarët të rrezikuar nga një habitat i preferuar, bën të ditur “RTSH”.
“Ne po kalojmë një vit kritik”,- tha zëdhënësi i “Greenpeace”, Romulo Batista, duke treguar vendin ku shtrati i lumit të degës së Solimoes ishte kthyer në grumbuj rëre.
Këtë vit, disa muaj kanë thyer rekordet e vitit të kaluar. Viti i dytë radhazi i thatësirës kritike ka djegur pjesën më të madhe të bimësisë së Brazilit dhe ka shkaktuar zjarre në të vendet e Amerikës së Jugut, duke mbuluar qytetet me re tymi. (Elona)

foto CFP
