Foto nga VCG
Pas përfundimit të takimit dyditor të politikës monetare, Rezerva Federale e SHBA-së njoftoi të mërkurën se do të ulte intervalin e synuar të normës së fondeve federale me 50 pikë bazë, në një nivel midis 4.75% dhe 5.00%. Kjo është ulja e parë e normës së interesit nga Rezerva Federale që nga marsi 2020 dhe shënon gjithashtu zhvendosjen e politikës monetare nga një cikël shtrëngues në një lehtësues.
Në një konferencë shtypi të organizuar pas mbledhjes, kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, vuri në dukje se ulja e normës së interesit me 50 pikë bazë është një veprim i fortë. Njëkohësisht, ai u shpreh se nuk mendon që "veprimi për uljen e interesit është e ngadaltë", por është, sipas tij, një "masë në kohën e duhur".
Me rënien e inflacionit më pak sesa pritej, Rezerva Federale e ka mbajtur objektivin e normës së fondeve federale ndërmjet 5.25 % e 5.5 % që nga fundi i korrikut të vitit të kaluar, niveli më i lartë në 23 vjet. Në muajt e fundit, ndërsa inflacioni në ShBA është lehtësuar më tej dhe tregu i punës ka treguar shenja dobësimi, Rezerva Federale është përballur me trysni për ta ndryshuar politikën e vet.
Foto nga VCG
Për të zbutur inflacionin e brendshëm, Rezerva Federale filloi të rrisë në mënyrë agresive normat e interesit nga marsi 2022, duke rritur objektivin e normës së interesit nga 0 - 0.25 % në 5.25 % -5.5 % në një periudhë të shkurtër kohore. Lidhur me këtë raund të rritjes së normës së interesit, disa ekspertë amerikanë besojnë se qasja e Rezervës Federale jo vetëm që pati një ndikim të madh në tregun financiar ndërkombëtar, por gjithashtu nuk e lehtësoi realisht krizën e kostos së jetesës të popullit amerikan.
Studiuesi i lartë i Qendrës për Studimet Kinë-Amerikë, Sourabh Gupta, mendon se rritja e normës së interesit prej Rezervës Federale ka ndikime të mëdha negative mbi tregun financiar ndërkombëtar, sepse normat e interest në shumë vende ndikohen prej rritjes në normave të interesit të ShBA-së. Rezerva Federale nuk i ka administruar mirë normat e interesit që nga viti 2022, gjë që ka çuar në rritjen e normave të interesit me ritmin më të shpejtë në më shumë se 50 vjet. Kjo ka bërë që edhe normat ndërkombëtare të interesit të rriten, duke përkeqësuar krizën e borxhit të shumë vendeve.
Sourabh Gupta u shpreh gjithashtu se rritja e normës së interesit nga ana e Rezervës Federale duket se ka përmirësuar të dhënat ekonomike të SHBA-së, por në fakt kriza e kostos së jetesës së amerikanëve nuk është zgjidhur ende.
Foto nga VCG
Sipas tij, tani ekonomia amerikane ka marrë një sasi të madhe stimujsh fiskalë, por qeveria federale po përballet ende me deficit të madh buxhetor në këtë fazë dhe kriza e kostos së jetesës ende ekziston. Megjithëse norma e inflacionit ka rënë, krahasuar me nivelin e pagave, çmimi i përgjithshëm i mallrave është ende mjaft i lartë. Kjo krizë e kostos së jetesës është përkeqësuar më tej nga keqmenaxhimi i ciklit të normave të interesit nga qeveria federale. Normat afatgjata të interesit mbeten mjaft të larta, çmimi i mallrave është i lartë, huamarrja e biznesit dhe kostot hipotekore janë të larta dhe shumë familje po ndikohen negativisht nga çmimet e larta. (Çang Çuo)