Foto nga VCG
Popullsia e personave mbi 100 vjeç në Japoni ka tejkaluar për herë të parë mbi 95 mijë. Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies e Japonisë njoftoi statistikat për rritjen e popullsisë së moshuar në vend.
Sipas ministrisë, popullsia mbi 100 vjeç është rritur për 54 vjet rresht, shkruan “ATSH”. Numri i personave që ka kaluar moshën 100 vjeç që nga shtatori ka arritur në 95.119.
Në krahasim me të dhënat e vitit të kaluar, numri këtë vit është rritur me 2980. 83.958 prej personave mbi 100 vjeç janë gra, ndërsa 11.161 burra.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë tha në një deklaratë: “Ne do të bëjmë përpjekje për të rritur shërbimet e mirëqenies sociale, përfshirë kujdesin mjekësor dhe të infermierisë, në mënyrë që të moshuarit të mund të vazhdojnë të jetojnë në mënyrë të qetë në shoqërinë e tyre”.
Të dhënat e popullsisë në lidhje me ata që kanë jetëgjatësi mbi një shekull në Japoni filluan të regjistrohen për herë të parë në vitin 1963. (Elona)