Erion Veliaj (Foto RTSH)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është bashkuar nismës “Java Europiane e Lëvizshmërisë”, që ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të promovojnë alternativa të tjera të lëvizjes përkundrejt përdorimit të makinave.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që të përdorin biçikletat si një alternativë e shëndetshme për ta dhe miqësore me mjedisin, citon “RTSH”.
“Java Europiane e Lëvizshmërisë na kujton se biçikleta është një nga mënyrat më të mira për të lëvizur në qytet. Kolegët e Policisë Bashkiake këshillojnë qytetarët që të përdorin trotuarët dhe të sigurojnë që korsitë e biçikletave të jenë të lira për çiklistët”,- shkruan Veliaj.
Ndërtimi i korsive të biçikletave në kryeqytet ka sjellë lehtësira për qytetarët dhe ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave. (Elona)