< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Bumi turistik në Lezhë, pikë e forte kulinaria
2024-09-19 11:20:18

Lezha ëshë një nga destinacionet më të frekuentuara nga të huajt gjatë verës, por edhe gjatë muajve të tjerë të vitit për shkak të zhvillimit të agroturizmit. Në një intervistë për mediat, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se nëse bëhët një llogaritje bashkë me interesin nëpër site të ndryshme kulturore, rritja e vizitorëve e kalon 30% krahasuar me një vit më parë.

Bumi turistik në Lezhë, pikë e forte kulinaria

Lezha ka një sipërfaqe turistike bregdetare fantastike me plazhet e mrekullueshme të Shëngjinit, Tales, Kunes, Vainit e Ranës së Hedhun. Interesi për këto destinacione ka qenë i lartë edhe këtë sezon turistik. Të dhënat janë bërë të ditura gjatë një interviste për mediat nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

“Akoma nuk kemi një shifër të saktë, por ajo që mund të them unë është që turizmi ka kulmuar, ka qenë i kënaqshëm që në qershor. Qershori ka qenë një muaj shumë i mirë, të paktën sipas të dhënave tona dhe konfirmimeve nga operatorët turistikë. Pastaj korriku ka pasur një rënie të lehtë, por e mori veten më vonë. Në total situata e marrë nga operatorët kryesorë turistikë, që kanë njësi akomoduese më të organizuara dhe me numër më të madh dhomash, është në rritje të dukshme. Diku 15, diku 20, diku 25%. Po ta lidhim këtë edhe me vizitat e të huajve në atraksione të tjera, si vendvarrimi i Skenderbeut, në lagunë, në agroturizme i bie që rritja është 33 për qind “

Turistët kanë shfaqur interes edhe për atraksionet historike.

“Vetëm tek vendvarrimi i Skenderbeut brenda muajit shtator  plotësojmë të gjithë kuotën e vitit të kaluar. Pra kalojmë 3 muaj pastaj mbi numrin total të vitit të kaluar, çka do të thotë që ka një zhvillim pozitiv me gjithë problematikat që normalisht janë. Mos të harrojmë që patëm një vatër shumë të rëndë të zjarrit, kemi akoma probleme me infrastrukturën. Arritëm të nxjerrim dhe një rrugë tjetër për të lehtësuar trafikun në dalje të Shëngjinit, po shikohet dhe mundësia e hapjes së Milot-Balldren dhe më pas rruga Shëngjin –Velipojë. Pra ka një fluks projektesh që do ta kthejnë shpejt Shëngjinin.”- tha Ndreu.

Shengjin (Foto Albania 360)

Kreu i Bashkisë Lezhë flet për destinacionet më të preferuara.

“Bregdeti, objektet historike, religjioze, laguna Kune-Vain është një perlë që vizitohet, por dhe agroturizmi. Kulinaria është një nga pikat më të forta që ka Lezha, përveç kombinacionit të jashtëzakonshëm natyror që ka në 30 km vijë bregdetare me Talen, me Lagunën Kune Vain, Shëngjinin dhe Ranën e Hedhun. Pastaj vjen Laguna në Vain që është një perlë super e kuruar si zonë, ka pasur shumë vizitorë, numri i restoranteve është shumë i madh, prezenca e madhe nëpër restorante, turistë nga e gjithë bota dhe nga brenda Shqipërisë.”

Vend varrimi i Skenderbeut në Lezhë (Foto Tv Klan)

Shqiptarët e Kosovës zënë  65% të vizitorëve në bregdetin e Lezhës. Ata vazhdojnë të jenë besnikë të bregdetit tonë. Jo vetëm kaq, por  shqiptarët e Kosovës tashmë po bëjne edhe biznes në Lezhë.

“Për 1 vit e gjysmë janë shitur mbi 400 hyrje tek të huajt dhe 800 apartamente tek shqiptarët e Kosovës. Pra përveç se janë frekuentues të shtëpive private dhe frekuentues të apartamenteve të veta, ata kanë hapur biznese aty dhe janë prezent. Absolutisht nuk ka pasur asnjë kurbë rënëse, përkundrazi pjesëmarrja ka qenë akoma më e mirë, por dhe shërbimet e bashkisë ka vite që e ruajnë ritmin e pastërtisë, rregullimit dhe bashkëpunimit  me operatorët turistikë.  Kemi infopoint ku marrin informacion për gjithçka i duhet, ka ndriçim dhe përmirësime që në vite ne i kemi bërë. Vitin që vjen mendoj se do të kemi projekte të tjera për ta thelluar akoma më tepër përmirësimin e kushteve të pushuesve sidomos në Shëngjin, ku është dendësia më e madhe, por dhe në plazhet e Tales dhe të Ranës së Hedhun.”

Rana e Hedhun (Foto Reporteri)

Turistët janë nga vende të ndryshme të botës.

“Janë polakë, gjermanë, anglezë, italianë, por ka shumë që kanë blerë hyrje si për shembull francezë, izraelitë dhe holandezë. Gjithashtu ka patur turistë që kanë ardhur nga Amerika, Kanadaja, përveç emigrantëve që vijnë që janë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në fakt është një rritje e jashtëzakonshme.”

Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu në një intervistë për Klan News përmendi pikat e forta që ka Lezha, të cilat e kanë kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara, siç janë çmimet konkurruese, bregdeti, zonat historike, kulinaria dhe agroturizmet.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree