Instagram-i rrit privatësinë dhe kontrollin prindëror në llogaritë e adoleshentëve
2024-09-19 12:04:29

Foto nga VCG

“Instagram”-i po rishikon mënyrën se si funksionon për adoleshentët dhe të miturit, duke premtuar më shumë mbrojtje për ta, kontrolle dhe siguri të shtuar për prindërit, bën të ditur “Panorama”.

Sipas parashikimeve, adoleshentët do të aktivizojnë si parazgjedhje shumë cilësime të privatësisë, duke përfshirë bërjen e përmbajtjes së tyre private.

Por fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç do të mund të rregullojnë cilësimet vetëm duke shtuar një prind ose kujdestar në llogarinë e tyre.

Kompanitë e mediave sociale janë nën presion në mbarë botën për t’i bërë platformat e tyre më të sigurta, me shqetësimet se nuk po bëhet sa duhet për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme.

Organizata bamirëse e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, NSPÇ, bëri të ditur se njoftimi i “Instagram”-it ishte një hap në drejtimin e duhur. (Elona)