Kufiri greko-turk (Foto info.al)
Greqia kërkon të forcojë më tej kufirin e saj me Turqinë dhe po kërkon ndihmë shtesë nga Bashkimi Europian për ta bërë këtë.
Gazeta greke “Kathimerini” raportoi se numri i emigrantëve në Greqi së shpejti mund të rritet ndjeshëm si rezultat i rritjes së kthimeve të njerëzve që kanë marrë azil në vend ose që kanë aplikuar për azil atje, por kanë udhëtuar më pas në Gjermani, shkruan “ATSH”.
Reduktimi i përfitimeve të mirëqenies për azilkërkuesit dhe refuzimet në kufijtë gjermanë pritet gjithashtu të kenë ndikim në numrin e emigrantëve që shkojnë në Greqi.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka qenë kritik ndaj vendimit të qeverisë gjermane për të vendosur kontrolle kufitare.
Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se Greqia nuk është vendi që zgjidh problemet që vendet e tjera europiane kanë shkaktuar përmes politikave të këqija. Qeveria greke tani dëshiron të zgjerojë gardhin përgjatë lumit Evros/Meriç në kufirin greko-turk dhe të punësojë të paktën 150 roje kufitare shtesë. (Elona)