Foto nga VCG
Pas shpërthimeve të koordinuara të qindra pajisjeve të telekomunikacionit në Liban, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e një përshkallëzimi midis Izraelit dhe Hezbollahut.
“Këto zhvillime janë jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo po ndodh brenda një konteksti jashtëzakonisht të paqëndrueshëm”,- tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në Nju Jork, citon “ATSH”.
“OKB-ja po monitoron situatën. Unë mendoj se ne nuk mund të përcaktojmë sa duhet rreziqet e përshkallëzimit në Liban dhe në rajon”,- shtoi Dujarric.
Shpërthimet e pajisjeve të telekomunikacionit të dorës në disa rajone, por kryesisht në zonat e kontrolluara nga Hezbollahu, vranë nëntë persona dhe u plagosën rreth 3 mijë të tjerë.
Në mesin e të plagosurve ishin anëtarë të shumtë të organizatës shiite pro-iraniane Hezbollah. Hezbollahu ka fajësuar Izraelin për incidentin duke njoftuar se do të hakmerret. (Elona)